Mbyllë sytë për një çast, dhe filloj të mendoj,
papritur mĂ« duket, qĂ« njĂ« zĂ« dĂ«gjojâŠ
zë i butë, i ëmbël.. por i mbushur me pikëllim
duke pĂ«shpĂ«ritur: âmĂ« kthe fatin timâ
Jam munduar të gjejë përgjigjje, se kush më flet ngadalë
mirëpo nuk arrita, prandaj kam rënë në hall,
Unë nuk mora fatin e askujt, përse më torturojnë?
Duke mĂ« kĂ«rkuar diçka qĂ« nuk kam, mendimet mâi trazojnĂ«,
Këto gjëra kapluan kokën time, por dikur erdha në përfundim,
Ai zë që ndëgjova, më ishte zëri im,
zëri i zemrës sime, që llogari më kërkonte,
Për ëndrrat e mia, që unë nuk i ndoqa,
pĂ«r talentin tim, nga i cili âdorĂ« hoqaâ
Mund të duket e çuditshme, mirëpo edhe zemra di të flas,
ndonjëherë di të rrah aq fortë, sa thua se do pëlcas,
Zemra tĂ« flet, por ti njeri sâe ndĂ«gjon..
Në ndërdije i ke të gjitha përgjigjet, por nuk i kërkon,
të është dhënë e drejta të jetosh, por as atë nuk e realizon,
nga ky fat i mjerë, as vdekja nuk të shpëton!
Andaj o njeri, gabimin tim mos e bëj dhe ti!
por ndalu dhe dëgjoje, atë që zemra po të thotë,
sepse të vërtetën tënde, kush më mirë nuk ta thotë dot
Thjeshtë vallëzo me tingujt e zemrës, lëri të të udhëzojnë
ngase ata e dinë rrugën, dhe do ta tregojnë!
Prandaj të lutem provo⊠të paktën nga një vijë fillo..
dhe më pas do të shohësh, një pamje të vërtetë,
Nga duart e tua, do krijosh një realitet!
Po e deshe shkrimin, në rreshta ndenjat na i trego
do tĂ« bĂ«nĂ« mirĂ« tĂ« shohĂ«sh, qĂ« edhe ti mund tâa bĂ«sh,
vulën tënde, në këtë botë ta vësh..
ÒȘkado qĂ« ke prirje, tĂ« lutem vĂ«je nĂ« dritĂ«
KĂ«shtu misionit tĂ«nd nĂ« jetĂ«, do tâi vĂ«sh njĂ« pikĂ«!
Atëherë do të dish, çdo minutë si ta kalosh,
Dhe më në fund, do të mësosh të jetosh!
Lehtë është të vdesësh, dhe të harrohesh me kohë,
Të vie një ditë, që askush mos të njohë,
Por vështirë është të vësh hapin, ëndrrën ta realizosh,
që edhe kur të jesh nën dhe, ende të jetosh!
Andaj mos lejo të tretesh, pa e parë fare vlerën që e ke,
pa e kuptuar se përse, ke ardhur mbi këtë dhe.
Por njeri i nderuar, kushtoj rëndësi vetes,
sepse vetëm kështu, do ta gjesh rrugën e së vërtetës,
Do ta dish vendin, që ty të takon,
do ta kuptosh kush je, dhe pse egizton!
Vepra jote ty, do të mbajë të gjallë në mes nesh,
edhe nĂ« ditĂ«n, kur ti mĂ« sâdo jesh!