Veq aty ku frymon e gjallë ndihet jeta,
se gjërat din të vështirësohen edhe pse duken të lehta.
Kur dielli të ngroh në lindje e perëndim,
i ëmbël është fundi, s’të kujtohet sa vështirë ishte në fillim.
Nëse je gjallë edhe sot dhe e ndjen veten,
gjatë rrugëtimeve të gjata miqtë mund edhe të treten.
E gjatë ditëve, nëse e ndjen bezdinë,
pa hezitim vrapo e kërko arratinë.
Mund ta duash shkrirjen nëse je i lumtur,
por më thuaj çfarë kërkon kur veten e ndjen të humbur?
Ke humbur vërtet nëse sheh veç me sy,
se zemra dhe mendja çfarë roli kanë për ty?
Ero












