Një,dy,tre...
A ka një kujtim që shpirtin ta ngroh?
Një,dy,tre...kujtime?
A ka një moment që më mendon dhe ti?
Një,dy,tre...mendime?
A ka një ndjesë që s'ma ke kërkuar akoma?
Një,dy,tre...falje?
A vetëm një varg do më mbetesh ti,një lot ?
Një,dy,tre... vargje e lot
A ke një shpirt t'ma falësh ashtu si unë ty?
Një,dy,tre...grimca dashurie?
Një,dy...ne të dy?
Një...veç ti?













