Speciale/ Pronari 80 vjeçar që i shërben plantacionit 100 vjeçar të lajthive në Visokë
Patos – Në Visokë, pranë lumit Gjanica, një plantacion i vjetër me lajthi, që numëron plot një shekull jetë, këtë vit ka mbetur pa asnjë prodhim. Fermeri Ëngjëll Peshkëpia, 80 vjeç, tregon me dhimbje se për herë të parë në 100 vjet, lajthitë nuk dhanë fryt. Peshkëpia, i cili punon ende çdo ditë në pronat që rimori pas viteve ’90, kujdeset vetë për 11 dynym tokë me lajthi e drurë frutorë. Por…











