Pedalojmë për “Lidhje më të mira” midis njëri-tjetrit, mjedisit dhe qytetit Këtë fundjavë ju ftojmë të pedalojmë së bashku në kuadër të Javës Evropiane të Lëvizshmërisë, me moton e këtij viti, për “Lidhje më të mira” (Better Connections). Tema e këtij viti inkurajon qytetet pjesëmarrëse që të nxisin sinergjitë midis njerëzve dhe vendeve që ofrojnë ekspertizën, kreativitetin dhe përkushtimin e tyre për të rritur ndërgjegjësimin për lëvizshmërinë e qëndrueshme dhe për të promovuar ndryshimin e sjelljes në favor të zgjidhjeve aktive të lëvizshmërisë. Java Evropiane e Lëvizshmërisë është fushata më e përhapur për lëvizshmërinë e qëndrueshme në botë dhe zhvillohet çdo vit nga në datat 16-22 shtator. Në bashkëpunim me Bashkinë Durrës ju ftojmë të na bashkoheni për të lëvizur së bashku në rrugët e qytetit – me mesazhin për të jetuar të shëndetshëm, të sigurt dhe për përdorimin e formave alternative të lëvizshmërisë. Ju presim së bashku me biçikletën tuaj dhe miqtë, për të pedaluar këtë të dielë, datë 18 shtator në orën 10:00. Takohemi përpara teatrit “Aleksandër Moisiu” dhe përshkojmë së bashku itinerarin: Nisja bëhet nga sheshi përpara teatrit “Aleksandër Moisiu” – Bulevardi “Epidamn” – Currila vajtje/ardhje – Rruga “Egnatia” – Rruga “Hafiz Podgorica (lagja nr.4) – Bulevardi “Dyrrah” (kryqëzimi i “Valutës”) – Pallati i Sportit – Rruga “Mujo Ulqinaku” (drejt kryqëzimit të stadiumit) – rruga “Aleksandër Goga” (drejt Mauzoleumit të Dëshmorëve) – Kryqëzimi i sheshit “Pranvera” – Bulevardi Dyrrah – përfundimi i pedalimit përpara teatrit “Aleksandër Moisiu” Je pjesë e jona! #EuropeanmobilityWeek #Bicycledurres #pedalimdurres #JavaEvropianeELevizshmerise #EuropeanMobilityweek (at Teatri "Aleksandër Moisiu") https://www.instagram.com/p/Ciinn67te_S/?igshid=NGJjMDIxMWI=


















