E para, në Kinë revolucioni kulturor hodhi rininë në rrugë dhe bulevarde duke e orientuar në një rrugë të gabuar për tê shkatërruar të gjitha vlerat e traditês (...). E dyta, lëvizjet studentore në 1968 në Perëndim ku rinia deshte vërtet liberalizim dhe e mori atë. (...) Rregjimi ndjeu se masa energjitike e rinisë shqiptare po lëvizte, po ziente gjaku dhe forca e saj. Duhej bërë një “kokë turku”, duhej drejtuar ky mllef dhe energji e bllokuar jo atje ku duhej, për reforma politike, ekonomike, kulturore, por gjetiu. Rinisë në cdo çast të rezikshëm i duhet hedhur një objektiv ku ajo të drejtojë energjitë e veta, përndryshe është rrezik. E trajtonin si një kafshë gjigande të uritur të cilës i duhet hedhur te këmbët një prehë, një gjah për ta shqyer, për ta gëlltitur, që ajo të harrohet me të, ta shqyejë, ta coptojë kadavrën e kalbur dhe coftinë, që të mos shpërthejë hekurat. Dhe koka e turkut u gjet : hoxha, prifti, dervishi i fshatit. A nuk ishin këta autoritete morale, a nuk i bezdisnin ndonjëherë duke u bërë moralizime konservatore të rinjve, a nuk kish edhe vese??? A nuk ishte forca e tyre një pushtet.
Artan Fuga, Pse regjimi i hodhi te këmbët e rinisë hoxhën, priftin, dervishin e fshatit?










