Tragjedi në Berat, 15-vjeçari humb jetën pasi u fut në lumë për t’u freskuar Një 15-vjeçar ka humbur jetën në fshatin Orizaj të Beratit pasi hyri në lumë për t'u freskuar, ndërsa punonte në arë së bashku me të atin. Sipas të dhënave paraprake, rrjedha e ujit e mori disa metra më poshtë. Babai u përpoq ta shpëtonte dhe arriti ta nxirrte në breg, por i mituri ishte pa shenja jete. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike, ndërsa paraprakisht dyshohet për një mbytje aksidentale....











