Jam i trishtuar. Trëndafilat e tu Më mbetën në duar si plagë Dhe perëndimi rënd pas mollëve me pishtar në dorë. T'i vër flakën kësaj nate. Ndoshta do të kthehesh një ditë Por pas mollëve dhe viteve Atëbotë perëndimi do të ketë djegur çdo gjë. Ah! Në këtë botë të madhe, vetëm unë e ti Nuk do të jemi të lumtur më....
Frederik Rreshpja - Perëndim















