seen from China

seen from Denmark

seen from Australia

seen from Malaysia

seen from United States

seen from United States
seen from Netherlands

seen from United States
seen from Canada
seen from United States
seen from United States
seen from France
seen from Denmark
seen from Canada
seen from United States
seen from United States
seen from China

seen from United States
seen from Russia
seen from Australia

Anya is live and ready to show you everything. Watch her strip, dance, and perform exclusive shows just for you. Interact in real-time and make your fantasies come true.
Free to watch • No registration required • HD streaming
Me ikjen e tij [poetit Fatos Arapi] po fluturon drejt qiellit një shtërg tjetër nga të fundmit e letërsisë dhe kulturës shqipe të shekullit të njëzetë
Gramoz Ruçi, Ruçi, letër familjes Arapi: Drejt qiellit një tjetër shtërg nga të fundmit e letërisë sonë
Dy shpendë, dy poetë
Poezia e Lasgushit nis:
Fluturoj dhe shtërg’ i fundit, madhështor, me shpirt të gjorë
Dyke shkuar që –me-natë sipër malesh me dëborë…
Janë dy vargje emblematikë në poezinë shqipe, me një bukuri tronditëse. Poeti dhe studiuesi Gazmend Krasniqi thotë se këto dy vargje janë të destinuar të burgosen në gjuhën shqipe, sepse përkthimi i tyre është i pamundur. Për të ilustruar mendimin e tij po sjellim përkthimin në anglisht të dy vargjeve nga Robert Elsie:
The last stork flew off, majestic and forlorn, Soaring over the snowy mountains at the break of day,
Siç shihet nuk ka mbetur asgjë nga mrekullia lasgushiane. Këto dy vargje në gjuhën angleze, me sa mund të kuptojmë, ngjajnë fare të zakonshëm.
Tani le të sjellim dy vargjet e parë të Buharasë nga poezia “Poeti”:
Një shkëlqim i perëndishëm që s’ka shembull e të ngjarë,
Të pushtoj ty, zog’ i dheut, që ke krah’ e tinguj qielli,
Nuk mbeten pas edhe dy vargjet e Buharasë për nga finesa dhe eleganca, krahasuar me dy vargjet e Lasgushit. Vargjet e të dy poetëve janë gjashtëmbëdhjetë rrokësh, varg i cili mban ngarkesën e fortë artistike në të dy rastet.
Shohim se te të dy poezitë kemi dy shpendë: shtergu madhështor me shpirt të gjorë te Lasgushi dhe Zog’i dheut me krah’ e tinguj qielli te Buharaja. Në fakt të dy janë një: poeti! Të dy zogjtë kanë tipare të përbashkëta. Shtërgu i Lasgushit është madhështor, me shpirt të gjorë, i përmallshëm, dhëndër me kurorë. Zog’ i dheut te Buharaja ka këto tipare: me shkëlqim të perëndishëm, me krahë e tiguj qielli, ndënë buz’ margaritarë, me dhëmbje shpirti, shkëlqen në mes të vuajtjes, si një shpresë në mes të lotit, duron çdo fshehtësirë si duron lopatat shpirt-i heshtur i liqerit.
Poeti përballë vetes: Poradeci dhe Buharaja në “rrjetin” e sufizimit?!
Yzedin Hima
EDHE QENTË TË BURGOSUR
Nuk e gjeta Çapin kur mbërrita në kampin e përqëndrimit në Ballsh, por gjeta shumë kujtime për të. Të burgosurit flisnin për Çapin njësoj si të flisnin për një mik të tyre, por gjithnjë me dhimbje, a me një buzagaz të trishtë: “Ehhh, e pushkatuan Çapin e shkretë, e pushkatuan!” Nuk dihet se si përfundoi ai qen i vogël bojë kafe (si uniforma e të burgosurve) brenda kampit. Dikush thoshte se e pat sjellë ndonjë prej të burgosurve që punonte me brigadën e ndërtimit, andej nga Azotiku; dikush, duke qeshur, thoshte se e pat dënuar gjykata e Fierit për agjitacion e propagandë sepse pat pshurrur pranë një muri ku qe portreti i udhëheqësit të lavdishëm… Sido që të qe, Çapi u bë mik me të gjithë. Thoshin, madje, që i njihte të burgosurit me emër. “Qafsha t’gjith, Makso, t’i jepshe nji letër Çapit e t’i thoshe: – Hajde Çapi, çoja kte letër Selës! – S’kishte derman, nuk ia jepte kërrkujt, vetëm atij! Po të mos e gjente Selën vinte ta kthente letrën mrapsh, si tuj qajt, sikur të thoshte nuk e gjeta…” Por njëherë e pa polici më i keq i kampit, Aliu. E pa Çapin me një letër në gojë, e ndoqi, e kapi, por Çapi si të qe njeri, e gëlltiti letrën dhe nuk ia dorëzoi polic Aliut. Nga inati, polic Aliu i ra me shkelm brinjëve. Që atë ditë, polic Aliu nuk guxonte të hynte më në kamp sepse Çapi i vërsulej si i tërbuar, por miqtë e Çapit arrinin gjithmonë të shmangnin një përleshje Çap – Ali. E ndjente Çapi menjëherë sapo Aliu ishte gati për të hyrë në kamp; kush qe pranë Çapit i fliste, e qortonte, i thoshte që ta përmbante inatin… “Mos bëj kështu, o Çap, vetëm për një shkelm… ohuuu, sa shkelma kemi ngrënë ne!” Dhe Çapi bindej, pa dëshirë, por bindej zemërthyer, duke hungërritur me vehte, sikur donte të thoshte: “Epo mirë, (iiu), ju (ugrrruuu) e dini më mirë, ia keni marrë dorën burgut (hum, hum).” Por ndodhi ajo që pritej. Një mbrëmje u dëgjuan dy krisma pistolete nga krahu i zyrave të komandës. E ndjenë që të gjithë të keqen: – Mos! Na e vranë Çapin e shkretë!… dhe kampin e mbuloi zia. Kurse në Spaç dhe në të gjithë burgjet komuniste ishte gjallë legjenda e qenit hero, Tartit, që edhe ai, njësoj si katër herojtë e Revoltës së Spaçit, që nuk pranuan të shtrihen përtokë dhe të lidheshin si të gjithë të burgosurit, nuk u dorëzua por luftoi deri në fund krah 4 Herojve, kundër kanibalëve të shtetit komunist. Në kujtimet e tij, një pjesëmarrës i revoltës ka shkruar edhe një poezi elegji për Tartin hero. E lexova atë elegji, jo pa u përlotur, në një koment që bënte ne facebook Neritani, djali i shokut tim, Ahmet Kolgjinit. Pse të jetë kjo lidhje kaq e fuqishme e kafshëve me të burgosurit? E kam vrarë shpesh mendjen për këtë gjë. Dakord, me macet dhe me qentë ka plot histori miqësie edhe me jo të burgosur. Po lejleku i kripores së Vlorës që i shoqëronte të burgosurit në punë vajtje-ardhje? Të burgosurit e linin punën sapo lejleku ngrihej në ajër; policët kontrollonin sahatët dhe, për çudi, kishte vajtur ora për të lënë punën… Një herë, kur isha turni i dytë, në Spaç pashë që dikush kishte zënë shoqëri me një mi. Ndërsa Islam Spahiu po mbushte vagonin, Ahmet Kolgjini shkoi pak më larg për të pirë një cigare. U afrova edhe unë. Ishte kënaqësi të pije një cigare në shoqërinë e tij. Ahmeti, sa më pa, ma bëri me shenjë të mos bëja zhurmë. U afrova pa u ndjerë dhe pashë që po i jepte ca thërrime buke një miu të zi miniere: “Mos ki frikë, Maksi është shoku im.” Dhe miu vazhdoi të hante pa e prishur terezinë. Ahmeti më tha buzagaz: “Ka tre muaj që vjen gjithmonë e më takon.” Kjo lidhje vjen, ndoshta, sepse kafshët e ndjejnë se një i burgosur ka shumë dashuri për të dhënë. Njeriu kur nuk merr dashuri, për çudi, është në gjëndje të japë shumë herë më tepër se sa kur e merr atë. Kafsha e ndjen këtë, sepse ne me sa duket rrezatojmë fuqishëm nevojën për dashuri kur ajo na mohohet, na privohet, na dhunohet. Në burg na japin të hamë urrejtje me shumicë, ne e hamë pa u ndjerë dhe e kthejmë të gjithën në dashuri…… Një mëngjes i burgosuri Riza Bregu, duke shkuar në mencë, pa tek shkallët një këlysh të vogël që i doli para duke luajtur bishtin… Hapi sytë se nuk kuptoi se si mund të kishte mbërritur atje ai këlysh i vogël. E mori me vehte dhe i dha racionin e vet të qumështit. Dikush e pyeti: “Si e quajnë kte bolin e vogël, o Xake?” “E ke gjet, e qujn Bol”, u përgjigj Rizai duke qeshur. Spaçianët e birësuan menjëherë Bolin, që dukej të ishte një shartim i një qen stani me ndonjë bastard, qimeshkurtër, bardhosh me njolla kafe. U rrit shpejt Boli, ajo vrima që i pat sajuar Xakja te depoja e zarzavateve nuk e nxinte më. Hante çdo gjë Boli, çfarë t’i jepje: ullinj, shalqin, mollë, byrek, pilaf, marmallatë… Për të fjetur futej te shtrati i Rako Kristos, që flinte pa i hequr çizmet e minierës. Kur u bë rreth një vjeç, Boli filloi të shkonte në minierë me të burgosurit. I shpëtonte me shkathtësi syrit të policëve që kontrollonin hyrje – daljet për në minierë. Komandës së kampit nuk i pëlqeu kjo gjë dhe mendoi ta zhdukte Bolin. Një ditë e gjetëm Bolin të shtrirë në sheshin para mencës me sytë e shuar dhe lëshonte një si shkumë të bardhë nga goja. E kishin helmuar! Në ambulancë nuk kishte antidot. Dikush prej të burgosurve solli një litër vaj ulliri nga ushqimet që i pat sjellë familja dhe ia hodhi të gjithë në fyt Bolit, që mezi regëtinte. Ishte qen i fuqishëm Boli dhe ia hodhi atë radhë, por nuk afrohej më tek guzhina e kampit, ku si duket e patën helmuar. Komanda nuk e la me kaq; një pasdreke Boli hyri i gjakosur në kamp. I patën qëlluar me çifte. Mjekimet atë radhë erdhën nga ambulanca e kampit, të burgosurit ia nxorrën të gjitha saçmet që i kishin depërtuar në trup Bolit, që rrinte palëvizur gjatë operacionit. Për disa javë Boli ishte si i verbuar. Të gjithë ishin të merakosur për shëndetin e tij, por u shërua edhe atë herë. Kur u lirua, Xake Bregu kërkoi leje ta merrte me vehte, por nuk ia dhanë. Me sa dukej dënimi i Bolit do të vazhdonte ende… Në Qaf Bar, ku më transferuan, dikush më solli lajmin se Bolin e patën pushkatuar. Një prej policëve i pat shkrehur një karikator kallashnikovi Bolit të shkretë. Dhe me sa di unë, Boli nuk qe dënuar me vdekje nga gjyqi…
Maksim Rakipaj
*Nga libri “Gjallë pas mbytjes së anijes”, botim i ISKPK, Tiranë, 2014
Ikën gjeneralët, ikën dallëndyshet, lejlekët dhe arinjtë nga malet. Ikën traktoristët, Ikën kombajnerët! Madje ikën edhe shoferët të skodave Albania, kontrabandistët, Mbetën analistët, (...) Mbetën edhe qentë e bashkive. Me vathë në vesh!
Artan Fuga, Ikën burrneshat dhe gjeneralët, mbeti preshi e analistët

Anya is live and ready to show you everything. Watch her strip, dance, and perform exclusive shows just for you. Interact in real-time and make your fantasies come true.
Free to watch • No registration required • HD streaming
Kur po bëheshim gati t‘i mbyllnim këto radhë, na tërhoqi një postim në rrjetet sociale, ku aktorja me famë botërore, Irene Papas, ikonë e kinematografisë greke të shekullit XX, deklaronte origjinën e saj shqiptare: “Nuk mund të largohem nga kjo botë pa thënë të vërtetën. Unë jam shqiptare. Kur kam lindur në vitin 1926, mbiemri im ka qenë Leleku”. Ky është dinjiteti që i kapërcen motet, kufijtë, konfliktet, ushtritë, politikën. Aktorja 90-vjeçare ka arkivuar 90 role dhe ka spikatur sidomos me atë të Penelopës, në serinë televizive italiane “Odiseu”, ku ka luajtur bashkë me shqiptarin tjetër të madh, Bekim Fehmiu. Politika mes dy vendeve bën të veten, gazmohet, zemërohet, shkon deri në Bruksel e acaruar, kurse arti i madh është ura e pavdekshme e popujve, të cilët kurrë nuk armiqësohen mes tyre. Prandaj, faleminderit Irene Papas, për të vërtetën që ti i kumton botës.
Ndue Dedaj, Dinjiteti i patriarkëve
Në pazarin e Korçës që ishte aq fantastik, me hane, me gomarë, me kafshë që punonin, samarxhinj…aty ishte një oxhak dhe një fole ku vinte gjithmonë lejleku dhe unë mrekullohesha. Lejleku dhe pelikani ngjajnë si shpendë të mëdhenj dhe që lidhen aq shumë me kuptimin e mirësisë
Maks Velo, Klubi Karavasta, sëmundjet e Shqipërisë në tri kohë