Ti asnjehere s'e kupton çfare humb Lodron si nje mace ne hapesiren E gjelber te syve te tu Dhe une i fyer i poshteruar Te pergjoj pas hijes sime Behet vone, sa vone nga ndarja Une mbi prush thyej shkarpa Si idiot i fryj hirit Ndizu zjarr Dhe hedh aty lule, shami, vjersha Rrobat e çdo gje qe kam E ngel nje lakuriq i varfer, zhveshur Qe zjarri dot me s'e ngroh. Ti asnjehere s'e kupton çfare humb lodron si nje gjethe ne lulishtet pa ane Te syve te tu Por une dua te te dua Me çdo kusht Ervin Hatibi











