Disqe me kapacitet më të lartë, nga fundi i 2013-s
Western Digital për gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm është duke përgatitur disa risi interesante në ofertën e disqeve klasike. Risitë kanë të bëjnë me linjën e prodhimeve WD Red për zgjidhjet NAS dhe WD Green disqet kursyese për desktop kompjuterë me interfejs SATA 6 Gb/s dhe buffer me 64 MB. Sipas planeve të publikuara nga Western Digital, në çerekun e tretë të vitit 2013 të dy linjat do të kenë disqe me kapacitet prej 4 TB, që tashmë janë në dispozicion në produktet WD Black për shfrytëzuesit që kërkojnë performanca diç më të larta. Në çerekun e fundit të vitit të ardhshëm planifikohet edhe prezantimi i disqeve me 5 TB WD Red dhe WD Green, ndërsa ka gjasa që të paraqitet edhe më herët versioni i WD Black me po këtë kapacitet. http://j.mp/RPbtkS - (Lajme.org)










