Kundër ndërtimit të resortit turistik, banorët e Rrjollit protestojnë para SPAK
Pas disa ditësh protestash në zonën e Rrjollit, në Velipojë, banorët kanë dalë sërish sot në protestë, këtë herë përpara Prokurorisë së Posaçme. Ata kundërshtojnë ndërtimin e një resorti luksoz në këtë zonë dhe kërkojnë ndalimin e menjëhershëm të punimeve. Sipas banorëve, rreth 60 familje preken drejtpërdrejt nga projekti, i cili sipas tyre po cenon pronat dhe zonën natyrore të Rrjollit.…

















