🪁 Kujt di Gesualdo Bufalino Po të dija të këndoja si dielli i qershorit në barkun e kallzave, si dielli i tërthortë i pamposhtshëm; po të dija të britja britja britja britja si deti kur hiqet osh në bisht të balonës; sikur të dija, sikur të mundja të pushtoja gjuhën e shiut që i mëson barit ëmbëlsitë mizore... oh atëherë çdo mëngjes, por jo me këtë zë të ngjirrur burri, do doja të të thosha të dua dhe në muret e shtegut tim të verbër të shkruaja galdimin e emrit tënd, tre rrokjet e shenjta e t'mistershme, vulën time të shpresës së re, bukën time, verën time, të mirën time shtegtare. Përktheu: E.Z. #gesualdobufalino #achilosa #poesieitaliane #poesiaitaliana #poetiitaliani #worldliterature #bookstagram #poetrygram #poetryinmotion #poesia #poezishqip #bookstagram #booklover #poetrylovers #literary #literature #bookworm #library #readingpoetry #reading #readingtime #book https://www.instagram.com/p/CUCg0EdA4J5/?utm_medium=tumblr
Loading...









